Ekipi për matjen e ndotjes së ajrit dhe materieve toksike arrin në Tetovë

Ekipi për matjen e ndotjes së ajrit dhe materieve toksike arrin në Tetovë

Një zjarr i madh ka përfshirë një ish-fabrikë në Tetovë të Maqedonisë së Veriut ndërkohë vazhdojnë aktivitetet për shuarjen e zjarrit nga toka dhe ajri.

Zjarri ka shpërthyer në orët e mëngjesit në ish-fabrikën "Makedonija Tabak" në dalje të qytetit në drejtim të Shkupit. Raportohet për një të lënduar.

Për shkak të tymit të madh në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ekipi i ARM, kanë thënë se zjarri në Tetovë, tashmë është lokalizuar.

Ndërsa për momentin një ekip i veçantë për matje të ndotjes së ajrit dhe materieve toksike që ka ajri, janë duke u përgatitur të bëjnë matjet./Motilokal.com