Gjatë samitit të fokusuar për të ndihmuar Ukrainën, liderët e Bashkimit Evropian ranë dakord që të bllokojnë më shumë se 2/3 e importit të naftës ruse.
Embargoja e pjesshme përfshin vetëm naftën ruse të sjellë përmes detit duke lejuar kështu importin e përkohshëm të shpërndarë përmes linjave të tubacioneve .
Presidenti i Këshillit Evropian bëri me dije marrëveshjen e arritur duke theksuar se po ndërpritet një nga burimet e fuqishme të makinerisë së luftës ruse
“Për të qenë të qartë, vendimi prek 75% të naftës ruse dhe kjo do të thotë se përpara fundit të vitit rreth 90% e naftës së importuar ruse do të jetë pjesë e embargos”, theksoi Charles Michel.
“Elementë të tjerë në paketën e sanksioneve janë gjithashtu të rëndësishëm, sikundër është largimi i shpejtë i SBERBANK. Kompanitë evropiane janë të ndaluara të sigurojnë anijet ruse. Ndalimi për kompanitë ruse përfshin një gamë të tërë shërbimesh biznesi dhe imponon pezullimin e transmetimit në Bashkimin Evropian të tre mediave të tjera shtetërore ruse”, deklaroi Ursula Von der Leyen, transmeton euronews.
Më herët, presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, u bëri thirrje liderëve që t’i japin fund “argumenteve të brendshme” që pengojnë ndalimin e naftës dhe paketën e gjashtë të sanksioneve.
Kryeministri hungarez Viktor Orban bllokoi një ndalim total të naftës pasi vendi i tij pa dalje në det merr më shumë se 60% të naftës nga Rusia nëpërmjet tubacionit Druzhba të epokës sovjetike.
Ky është një samiti dyditor dhe pavarësisht vonesës së bisedimeve, liderët e BE-së do të kthehen për diskutuar çështje të tjera të lidhura me Ukrainën, si siguria ushqimore./Motilokal.com
