Një tërmet i fuqishëm prej 5.9 ballë goditi sot pjesën jugperëndimore të Kinës, duke nxitur autoritetet të mobilizojnë qindra ekipe shpëtimi.
Tërmeti goditi rrethin kinez Lushan në qytetin Ya'an në provincën Sichuan rreth orës 17:00 sipas kohës lokale.
Qendra kineze për sizmologji (CENC) tha se epiqendra e tërmetit ishte regjistruar në një thellësi prej 17 kilometrash.
Shërbimi publik kinez CGTN raporton se epiqendra ndodhet në 30.37 gradë gjerësi veriore dhe 102.94 gradë gjatësi lindore, transmeton Anadolu Agency.
I njëjti rajon i Kinës u godit nga tërmete të mëvonshme deri në 4.5 gradë sipas shkallës Rihter.
Media kineze "Global Times" raporton se autoritetet lokale kanë vendosur më shumë se 1.100 shpëtimtarë në terren, përfshirë rreth 200 shpëtimtarë që u dërguan në rajonin që ishte epiqendra e tërmetit./Motilokal.com
