Vendet e Ballkanit kanë nevojë për strategji rajonale për mbrojtjen e mjedisit. Kështu deklaruan 4 ministra shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në kuadër të punimeve të ministerialit të Tratolow në Vjenë.
“4 ministra shqiptarë jemi në një mendje në tryezën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ftuar nga ministrja austriake e Mjedisit dhe Klimës Leonore Gewessler, se vendet e Ballkanit kanë nevojë për strategji rajonale për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e burimeve të energjisë së rinovueshme”, është shprehur ministrja Kumbaro në Facebook, ndërsa ka publikuar një fotografi me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini, ministren e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mori pjesë në ministerialin e Tratolow në Vjenë. Në këtë ministerial Kumbaro prezantoi nismën e Shqipërisë për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe duke nisur prej 1 qershorit 2022, si një përpjekje konkrete në fushën e mjedisit./Motilokal.com
