Vetura e parë fluturuese në treg në vitin 2024

Vetura e parë fluturuese në treg në vitin 2024

Deri më sot janë prezantuar shumë projekte të cilat janë në fazën e zhvillimit për mjete elektrike me ngritje dhe zbritje vertikale që quhen eVTOL, por janë shumë të ngjashëm me dronët sesa me automjetet.

Xpeng X2 është vetura e parë fluturuese hibride elektrike e prodhuar nga Kina, për dy persona, e cila lëviz me të njëjtën lehtësi si në tokë ashtu edhe në ajër.

Sipas grupit industrial, mjeti është i pajisur me një sistem kontrolli të fluturimit inteligjent dhe me mundësinë për funksionim autonom.

Është gjenerata e fundit, sipas presidentit të kompanisë Xpeng, ky mjet që mund të udhëtojë në tokë e qiell, dhe ndryshimi i modalitetit është mjaft i thjeshtë. Sipas tij, së shpejti do të hyjë në prodhim masiv dhe dorëzimet e para do nisin në 2024.

Grupi i inxhinierëve që po punon për këtë mjet të ri, bëjnë të ditur se sipas projektit, fluturimi mund të ketë një autonomi prej 150-200 kilometra, mund të transportojë dy pasagjerë, ka 2 helika, ka një sistem me parashutë në brendësi./Motilokal.com