Për herë të parë në Kosovë mbjellët pema Manuka

Për herë të parë në Kosovë mbjellët pema Manuka

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka vizituar Pejën, ku edhe ka marrë pjesën në mbjelljen e pemës Manuka, që është një pemë e mirë për bletët, ku mjalti saj ka veti shëruese.

“Për të ripërtërirë edhe më tej miqësinë në mes Kosovës e Australisë, bashkë me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Australisë, Andrea Biggi, si dhe përfaqësuese të organizatave të grave, mbollëm pemën Manuka në Kosovë”, ka shkruar presidentja Osmani.

Postimi i plotë:

Sot ishim në Pejë në kuadër të ciklit të vizitave nëpër komuna. Ky qytet është ndër pikat turistike më të vizituara në nivel vendi, ndaj me kryetarin Gazmend Muhaxheri diskutuam për kapacitetet aktuale që ofron kjo komunë dhe mundësitë e mbështetjes nga niveli qendror.

Pastaj së bashku vizituam shkollën "8 Marsi", dhe ekspozitën e fëmijëve me nevoja të veçanta, për nder të ditës ndërkombëtare të fëmijëve.

Për të ripërtërirë edhe më tej miqësinë në mes Kosovës e Australisë, bashkë me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Australisë, Andrea Biggi, si dhe përfaqësuese të organizatave të grave, mbollëm pemën Manuka në Kosovë. Pastaj vizitova shkollën profesionale të deminimit MAT Kosova, në të cilën aktualisht po vijojnë trajnimin e asgjësimit të minave dhe menaxhimit të rrezikut të eksplozivëve, shtatë gra dhe 5 burra ukrainas.

Impresionues vullneti dhe pasioni i këtyre burrave e grave, të cilët pas trajnimit do ta kenë për synim pastrimin e Ukrainës nga minat dhe municioni i pashpërthyer, duke ofruar një mjedis të sigurt për bashkëkombësit e tyre.

Ndërkaq në takim me përfaqësueset e organizatat e grave, përfshi përfaqësuese të komunitetit serb, diskutuam lidhur me rëndësinë e fuqizimit ekonomik të gruas, angazhimin dhe vendosmërinë për të drejta të barabarta. Ndërkaq në vizitë strehimores për viktimat e dhunës në familje, ritheksuam rëndësinë e luftimit të këtij fenomeni të tmerrshëm në shoqërinë tonë.

Gjatë vizitës në Pejë, takuam edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare të komuniteteve joshumicë në fshatin Vitomiricë, me të cilët bisedova për angazhimin, sfidat, nevojat dhe përfshirjen institucionale.

Vizitën në Pejë e mbylla te biznesi i familjes Bajrakatari në Radavcin mahnitës, e cila merret me kultivimin e mjedrave dhe dredhëzave. Rrëfimi i suksesshëm i këtij biznesi është frymëzim për secilin dhe njëherësh dëshmi për begatitë që ofron toka e Kosovës.

Mjalti “Manuka” është bërë tej mase i njohur vitet e fundit, por është mjaft i shtrenjtë për t’u blerë – më shumë se 30 dollarë për një kavanoz prej 200 gramësh. Pretendohet se ai benefite shëndetësore dhe shëron shumë sëmundje, por a ka ndonjë evidencë për këtë?

Mjalti “Manuka” ka prejardhjen nga Zelanda e Re, dhe krijohet nga nektari që mbledhin bletët në pemët e egra që quhen Manuka.

Ai ka një shije jo të zakonshme, por cilat janë realisht benefititet?

Shumica e llojeve të mjaltit besohet se kanë aftësi për mbytjen e bakterieve, për shkak të mekanizmit për të prodhuar peroksid hidrogjenin.

Por një studim nga Honey Research Unit në Zelandë të Re ka treguar edhe kur largohet peroksid hidrogjeni nga mjalti, mjalti “Manuka” është i vetmi që ruan mundësinë e zhdukjes së baktereve në trup.

Kjo është për shkak të prezencës së një përbërësi unik, i njohur si “metylglyoxal” i cili ka veti specifike antimikrobike.

Pas këtij studimi, përdorimi dhe shitja e mjaltit Manuka morri hov si kurrë më parë. Me miliona kavanoza mjalti tani të njohura si “UMF (Unik Manuka Faktor)” dolën në tregun ndërkombëtar.

Por cilat janë përfitimet mjekësore të këtij mjalti?

Në kuptimin e mjaltit që përdoret si ilaç, ‘mjalti i klasifikuar mjekësor’ është i licencuar në mbarë botën për trajtimin e plagëve të lehta dhe probleme të lëkurës. Ka pasur shumë studime dhe publikime që kanë treguar se mjalti në përgjithësi, dhe në veçanti mjalti Manuka, shërojnë me sukses infeksionet që janë rezistente ndaj antibiotikut.

Shumë persona e blejnë këtë lloj mjalti për të shëruar dhimbjet e fytit, problemet me apetit, madje dhe alergjitë.

7 përfitimet nga mjalti manuka janë:

  • Mund të përdorët për shërimin e plagëve dhe djegieve.
  • Përmirëson shëndetin e gojës, mishrat e dhëmbëve etj.
  • Zbut dhimbjet e fytit.
  • Ndihmon në parandalimin e ulcerës se stomakut.
  • Ndihmon në përmirësimin e tretjes së ushqimit.
  • Trajton simptomat e fibrozës cistike (një çrregullim i trashëguar që dëmton mushkëritë dhe mund të ndikojë në sistemin e tretjes dhe organeve të tjera).
  • Përdorët për trajtimin e akneve dhe baktereve në lëkurë.

Ky mjaltë përmban methylglioksil nga 30 deri në 550 mg për kg, i cili ka veti anti-bakteriale. Në mjaltin e zakonshëm ky numër varion nga 0-2 mg për kg.

Nuk ka mjaft evidenca se përbërësi unik i Manukas – methylglyoxal-i, i mbijeton ambientit të trupit. Ka pak evidenca se problemet me fytin shërohen vetëm me mjaltë, apo se alergjitë mund të trajtohen me këtë preparat të shijshëm të natyrës.

Megjithatë, shumë njerëz betohen në efektet e tij, ndonëse studimet klinike ende nuk flasin për kapacitete mrekullibërëse siç pretendohet./Motilokal.com