Të paktën 11 njerëz kanë vdekur dhe 20 janë të humbur pasi uragani Agatha goditi dje shtetin meksikan të Oaxaca njoftoi guvernatori.
Stuhia preku tokën si uragan i kategorisë dy, që është më i fuqishmi që godet brigjet meksikane te Paqësorit në periudhën e muajit maj, thanë autoritetet.
Shirat e rëndë që solli Agatha shkaktuan rrëshqitje dheu dhe përmbytje në disa zona.
Shumica e viktimave ishin marrë me vete nga ujërat e përmbytjeve ose varrosur nga rrëshqitjet e dheut.
Uragani erdhi në brigjet meksikane pranë qytetit Puerto Ángel me erëra deri në 169km/h dhe më pas nisi të humbiste fuqi teksa zhvendosej në brendësi të tokës.
Por shirat e ashpër shkaktuan përmbytje të lumenjve dhe rrëshqitje dheu. Guvernatori i Alejandro Murat tha se të paktën pesë viktima ishin marrë nga ujërat e lumenjve.
Fshatrat malore ishin të goditura më rëndë, teksa zona e lartë e Santa Catarina de Xanaguía, kishte pësuar shkatërrime të mëdha, sipas autoriteteve.
“Është ndërprerë energjia elektrike, rrugët janë dëmtuar dhe disa shtëpi janë shkatërruar”, tha guvernatori vendor Ramos.
Qyteza e Santiago Xanica bënte apel për ndihmë teksa qytetarët kishin nevojë për ujë të pijshëm, rroba e ushqime.
Zyrtarët thanë se një urë kryesore ishte shkatërruar dhe Santiago Xanica mund të arrihet tashmë vetëm nga ajri. Ata shtonin se gjashtë rezidentë ishin vrarë dhe 10 janë të humbur./Motilokal.com
