Luani me modelin më të veçantë 'të flokëve', rojet mohojnë që ia kanë prerë flokët

Luani me modelin më të veçantë 'të flokëve', rojet mohojnë që ia kanë prerë flokët

Kur vizitoni kopshtet zoologjike, tërheqja kryesore midis të vegjëlve është luani. Me manet e tyre të harlisur dhe pamjet mahnitëse, mbretërit e xhunglës janë gjithmonë një pamje për t'u parë. Mirëpo, njëri prej tyre tashmë ka tërhequr vëmendjen për arsye krejtësisht të ndryshme.

Felini gjigant i quajtur Hang Hang – është bërë atraksioni kryesor i kopshtit të Guangzhou në Kinë, teksa lagështira e ditëve të fundit besohet se ka bërë që flokët e artë t’i duken të rëna e të ngrira.

Kujdestarët justifikoheshin se luani lëpinte putrat e tij dhe më pas me to fërkonte flokët në formë kreshëri, dhe kështu ka krijuar vete stilin e pazakontë të qimeve të drejta.

Hang Hang dukej me një pamje të pazakontë në ndryshim me atë të predatorit e egër që duhet të ishte, por u bë ‘një sensacion’ me vizitorët për stilin e tij ‘liberal-retro’ të qimeve të kokës.

Krifa e tij e sheshuar i jepte pamjen e një ‘fashionista’ të rregullt, teksa disa e krahasonin me ‘Joe Exotic’, të serialit amerikan ‘Tiger King’.

Komentues të tjerë thonin flokët e tij ngjanin me anëtarët e grupit legjendar muzikor ‘The Beatles’.

Por disa vizitorë akuzonin stafin se kishin prerë enkas flokët e luanit për t’i ngjarë në mënyrë qesharake personazheve të filmave. Ndërsa zyrtarët thonin se rezultati vinte thjesht si pasojë e “magjisë së natyrës”.

Një zëdhënës i kopshtit tha: “Stili i tij i flokëve është thjesht magji e natyrës. Ne nuk do të guxonim të preknim flokët e luanit.

“Ai duket tani si një supermodele bionde me balluke, prej lagështirës së madhe në Guangzhou.”

Por vizitorët ishin skeptikë ndaj mohimeve të zyrtarëve duke thënë se disa ditë më herët luani kishte në fakt një pamje tjetër.

Një prej tyre shkruante online: “Kam qenë aty dy javë më parë dhe flokët nuk i kishte kështu, ky stil flokësh është qesharak”.

Në Kinë, Guangzhou regjistroi temperaturën më të ftohtë në 13.7 gradë Celsius. më 3 maj, para se të arrinte në 32C tre javë më vonë.

Vende fqinje si India e Pakistani kanë regjistruar valë intensive të nxehti./Motilokal.com