Çfarë moti do të mbajë sot dhe fundjavë në Maqedoninë Veriore?

Çfarë moti do të mbajë sot dhe fundjavë në Maqedoninë Veriore?

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të mbajë me diell dhe me vranësira lokale. Pasdite veçanërisht në pjesët veriore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut dhe bubullimave. Temperaturat do të lëvizin nga 20 deri në 26 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re, në mëngjes me riga të dobëta shiu. Temperaturat pritet të lëvizin prej 22 deri në 28 °C.

Dita e diel do të mbajë mot pothuajse i kthjellët paradites, pasdite pjesërisht me re e riga shiu. Temperaturat do të sillen nga 23 deri në 28 °C./Motilokal.com