Sot në mbarë botën po shënohet Dita Botërore të Mjedisit. Kjo ditë është caktuar 45 vjet më parë nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së, me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.
Dita Botërore e Mjedisit po shënohet edhe në Kosovë me aktivitete të ndryshme në komunat e Kosovës si dhe nga Ministria e Mjedisit.
Zëvendësministrja e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha, përmes një postimi në Facebook ka publikuar disa aktivitete për nderë të ditës së mjedisit.

Postimi i plotë:
Për Ditën Botërore të Mjedisit me 5 Qershor, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka organizuar aktivitete të cilat do të vazhdojnë gjatë gjithë muajit Qershor të cilin e kemi quajtur "Muaji i Mjedisit".

E filluam me pastrimin e deponisë ilegale në Trudë, deponi kjo kryesisht nga mbeturinat e demolimit dhe ndërtimit ku së bashku me Ilirik Musliu, Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës vizituam hapësirën dhe falënderuam Forcat e Sigurisë së Kosovës që u përgjigjën me pozitivitet kërkesës tonë për ndihmë gjatë procesit të pastrimit. Që të mos e kemi gjendjen e njëjtë përsëri, kjo zonë do të revitalizohet e gjelbërohet.

Vazhduam me aktivitetet në Sheshin "Zahir Pajaziti", me shpërndarjen e qeseve të biodegradueshme duke i zëvendësuar me ato plastike me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për alternativat tjera që mund t’i përdorin.

Vizatime me fëmijë, debati mes të rinjve me temën “Promovimi i mbrojtjes së natyrës dhe zonave të mbrojtura” si dhe aktiviteti “Bike in Cinema” që do të realizohet tek Parku i qytetit.

Dita e mjedisit duhet të festohet çdo ditë sepse kemi #vetëmnjëtokë dhe së bashku duhet të mobilizohemi qe ta mbrojmë atë për brezat e ardhshëm./Motilokal.com
