Shkuan për ta vizituar mrekullinë e Gjakovës, nxënësit e shkollës 'Faik Konica' nga Prishtina dëmtuan shpellën e Kusarit

Shkuan për ta vizituar mrekullinë e Gjakovës, nxënësit e shkollës 'Faik Konica' nga Prishtina dëmtuan shpellën e Kusarit

Nxënësit e shkollës “Faik Konica”, në Prishtinë, gjatë ekskursionit ditë më parë, dëmtuan “Shpellën e Kusarit” në Gjakovë, duke vizatuar e grafite të ndryshme.


Sipas një postimi nga Drejtoria e Arsimit në Gjakovë rreth ngjarjes së ndodhur në Shpellën e Kusarëve, ka njoftuar se Pajtesa Doli mësimdhënëse në këtë shkollë, përmes një emaili i kishte njoftuar se ishin pikërisht nxënësit e kësaj shkolle ata që e kishin dëmtuar këtë shpellë, duke vizatuar grafitë, aty dhe në objektet përreth.

“Jam Pajtesa Doli, mësimdhënëse në SHFMU “Faik Konica”.  Kemi qenë në vizitë në Shpellën e Kusarëve në Gjakovë. Çdo gjë po shkonte mirë. Kur erdhi koha që të niseshim, vërej që mungon njëri nxënës. Nxitova menjëherë për ta gjetur. Ai ishte larguar që të bënte fotografi. Në ato momente me kaploi një shqetësim i madh, gjë që nuk e kam vënë re se ka pasur dëme (përreth). Por, ditën e premte, pashë (në rrjete sociale, medie) që po qarkullonin foto dhe se ata ishin fëmijët tanë. Për më shumë (detaje, sqarime), do të doja të takohesha me ju, nëse është e mundur, ditën e hënë. Ju kërkoj falje në emrin tim, të fëmijëve dhe të prindërve të tyre”, thuhet në letrën elektronike të Dolit, drejtuar Drejtorisë së Arsimit në Gjakovë./Motilokal.com