Tërmeti 'shkund' Durrësin, lëkundjet ndihen edhe në Tiranë

Tërmeti 'shkund' Durrësin, lëkundjet ndihen edhe në Tiranë

Një lëkundje sizmike është ndierë në qytetin e Durrësit rreth orës 15:21. Raportohet se ky tërmet ishte me magnitudë 4.3 e shkallës rihter.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në detin Adriatik, ndërsa ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash.


Sipas EMSC, ky tërmet është regjistruar 4 kilometra në jug të Durrësit dhe 31 kilometra në perëndim-jugperëndim të Tiranës.

Qytetarë të shumtë, nga zona e Durrësit por edhe përreth kanë raportuar në EMSC edhe ndjesinë që kanë përjetuar./Motilokal.com