Franca goditet nga stuhi shiu dhe breshëri, humb jetën një grua

Franca goditet nga stuhi shiu dhe breshëri, humb jetën një grua

Franca është ‘pushtuar” nga Stuhi me rrebeshe shiu dhe breshër, duke shkaktuar kaos në rrugë.

Si pasojë e stuhisë dhe breshërit një grua humbi jetën.

Në një stuhi të fortë që goditi pjesën më të madhe të Francës, një grua humbi jetën dhe 15 persona u lënduan, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Një grua e përfshirë nga një përmbytje u gjet e vdekur nën një makinë në qytetin norman të Rouen, njoftoi ministri i Brendshëm francez Erald Darmanin në Twitter. Një autopsi është duke u kryer.Vreshtat u shkatërruan, fluturimet u anuluan, rrufeja goditi Kullën Eifel, por nuk shkaktoi asnjë dëm. Banorët e Francës jugperëndimore postuan pamjet e një breshëri në madhësinë e topave të tenisit dhe foto të autostradave të përmbytura.Mijëra familje mbetën pa energji elektrike. Fluturimet nga Aeroporti Orly i Parisit u pezulluan përkohësisht dje dhe pati vonesa në aeroportin Charles de Gaulle. Darmanin theksoi se kjo është “hera e parë në njëzet vitet e fundit” që stuhia ka prekur një zonë kaq të madhe./Motilokal.com