Gjatë kësaj jave në Shqipëri pritet përkeqësimi i kushteve atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime por edhe reshje shiu kryesisht në formën e rrebesheve dhe stuhive të shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.
Moti sot do të mbajë i nxehtë, me kthjellime si dhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura. Në relievet malore në lindje reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra. Temperaturat do të lëvizin nga 27 deri në 32 °C.
Dita e martë do të jetë me mot të nxehtë e me diell dhe vranësira. Në relievet malore në lindje reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra. Temperaturat do të luhatën prej 24 deri në 30 °C.
Të mërkurën do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 24 deri në 25 °C./Motilokal.com
