Kjo javë në Kosovë pritet të jetë mot jostabil me stuhi shiu, bubullima dhe breshër.
Sot do të mbajë mot me diell, vranësira, priten stuhi shiu, bubullima dhe breshër. Temperaturat do të lëvizin nga 23 deri në 25 °C.
Dita e martë do të jetë me vranësira e me diell, mundësi për rrebeshe shiu e bubullima. Temperaturat do të luhatën prej 19 deri në 27 °C.
Të mërkurën pritet të mbajë mot me vranësira e reshje shiu në formën e stuhive të shoqëruara me breshër e bubullima. Temperaturat do të sillen nga 19 deri në 22 °C./Motilokal.com
