Një tërmet me madhësi 4.0 shkallës Rihter është regjistruar rreth 06:16 të mëngjesit të sotëm në Detin Adriatik, ndërsa ka pasur një thellësi prej 2 kilometrash.
Ky tërmet është regjistruar 63 kilometra në veriperëndim të Durrësit dhe 12 kilometra në jugperëndim të Ulqinit.
Lëkundjet janë ndierë në Shqipëri dhe në Malin e Zi. Një tjetër tërmet u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Durrës./Motilokal.com
