Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i paqëndrueshëm. Do të kemi mëngjes me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Nga mesdita vranësirat do të shtohen dhe në shumë vende do të jetë mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, të përcjella me shtrëngata dhe erë të fortë. Temperaturat do të lëvizin nga 20 deri në 21 °C.
Dita e martë do të mbajë kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat pritet të lëvizin prej 18 deri në 23 °C.
E mërkura do të jetë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 18 deri në 22 °C./Motilokal.com
