Kompania ‘Pastrimi’ me probleme për mbledhjen e mbeturinave, i kufizohet orari deponimit

Kompania ‘Pastrimi’ me probleme për mbledhjen e mbeturinave, i kufizohet orari deponimit

Kompania “Pastrimi”, SH.A Prishtinë, përmes një komunikate njofton të gjithë klientët e vet duke nisur nga sot me datë. 06.06.2022 për shkak te kufizimeve nga ana e Deponisë Sanitare ne Mirash nga ora 11:00 deri ne orën 16:00 nuk u lejohet deponimi i mbeturinave ne Mirash.

“Si pasojë e këtij kufizimi Kompania “Pastrimi”, e ka te pa mundur të bëjë grumbullimin, largimin dhe transportimin e mbeturinave”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se orari i caktuar nga ana e KMDK-se, e konkretisht për deponim te mbeturinave ne qytetin e Prizrenit dhe Gjilanit është orar i paarritshëm nga ana e kompanisë sonë.

“Prandaj, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për moskryerje të shërbimit, largimit të mbeturinave, sepse kufizimi i orarit të deponimit të mbeturinave pa mundëson kryerjen e shërbimit nga ana jonë”, thuhet në komunikatë./Motilokal.com