Ujësjellësi ‘Prishtina’ apelon për kursim të ujit të pijshëm

Ujësjellësi ‘Prishtina’ apelon për kursim të ujit të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që furnizohen nga kjo kompani që ujin ta shpenzojnë racionalisht.

"Me ngritjen e temperaturave në vendin tonë, janë rritë skajshmërisht kërkesat për ujë të pijshëm, përfshirë keqpërdorimet e ujit gjithandej", thuhet në komunikatë.

Ujësjllësi "Prishtina" apelon te të gjithë konsumatorët e zonave urbane e rurale që ujin ta shpenzojnë për higjienë dhe nevoja shtëpiake, assesi për destinime të paarsyeshme siç po ndodhë.

"Nivelin i ujit në liqenin e Badocit sot e kemi (- 7.40 m) nën nivelin maksimal të kapërderdhjes derisa, nivelin e ujit në liqenin e Batllavës e kemi më mirë (- 0.94 m) nën nivelin maksimal të kapërderdhjes", bën të ditur KRU "Prishtina"./Motilokal.com