Erërat e forta rrëzojnë pemët në Prishtinës, vdes një person

Erërat e forta rrëzojnë pemët në Prishtinës, vdes një person

Kosova gjatë ditës së sotme është përfshirë nga moti i ligë me reshje shiu, vende-vende me stuhi e breshër dhe erëra të forta të shoqëruara edhe me bubullima.

Ndërsa në Prishtinë orët e pasdites erërat e forta kanë rrezuar pemët duke marrë jetën e një personi.

Sipas njoftimeve personi i moshës rreth 30-vjeç ka vdekur si pasojë e pemës së rrëzuar nga erëra e fuqishme në lagjen “Pejton” të Prishtinës.

Një tjetër është nisur me autoambulancë drejt emergjencës me lëndime trupore.

Personi i vdekur është ende në vendin e ngjarjes ku i ka rënë pema në kokë ndërsa trupi i tij është mbuluar nga autoritetet.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Motilokal është në vendin e ngjarjes ku edhe ka shkrepur foto./Motilokal.com

VIDEO