Stuhi 'apokaliptike' breshëri godet Gjermaninë [Foto]

Stuhi 'apokaliptike' breshëri godet Gjermaninë [Foto]

Stuhi të fuqishme kanë goditur Gjermaninë jugore dhe perëndimore, ku pirgjet e breshërit kanë arritur deri në gjysmë metri lartësi. Aq shumë breshër ra në fshatin Weiler, në Bavari, brenda një periudhe të shkurtër kohe sa disa rrugë u bllokuan tërësisht nga akulli.

Në fillimin e qershorit, kur pjesë të tjerë të Europës po shijojnë ditë të ngrohta me diell, rrugë, sheshe dhe madje edhe kopshte shtëpish në këtë zonë të Gjermanisë u shndërruan për pak në peizazhe të vërteta dimërore.

A woman tries to unlock a car parked on the side of a road covered in hailstones on Sunday in Weiler im Allgäu.

Stuhitë shkulën pemë nga rrënjët e skuadrave zjarrfikësve u është dashur të nxjerrin me pompa ujin nga bodrumet e përmbytura.

Image

Pothuajse një vit më parë, Gjermania u përball me një nga fatkeqësitë më të mëdha natyrore të saj, kur dhjetëra vetë humbën jetën pas shirave të rrëmbyer në zonat perëndimore të vendit. Stuhitë dhe reshjet e shiut në landet Rheineland-Pflaz dhe Nord-rhein-Westfalen shkaktuan asokohe dëme të tmerrshme.

Image

Përmbytje të këtyre përmasave ishin regjistruar dhe më parë në Gjermani, por meteorologët parashikuan se për shkak të ndryshimeve klimatike, dukuri të tilla ekstreme tani mund të regjistrohen më shpesh./Motilokal.com

hail

May be an image of 2 people, snow and road