Franca sot mund të përballet me temperaturat më të larta që pritet të thyejnë rekord. Autoritetet franceze kanë lëshuar alarmin e kuq për katër rajone në jug të Francës.
Rekordi aktual i temperaturave është 44.1 °C, ngjashëm ishin regjistruar në vitin 2003, ku nga vala e të nxehtit mijëra njerëz vdiqën.
Një valë e të nxehtit ka goditur kontinentin këtë javë.
“Po vjen ferri”, shkruajnë në Twitter meteorologët nga Spanja, ku temperaturat kaluan 40 °C dhe autoritetet paralajmëruan për zjarre në pyje.
Temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre ku rreth 10,000 hektarë janë shkatërruar në të gjithë Kataloninë, të cilat thuhet se janë ndër më të këqijat që ka parë rajoni gjatë 20 viteve të fundit.
Të mërkurën, temperaturat arritën në 34,9 °C në Francë, që ishte dita më e nxehtë e qershorit, sipas agjencisë meteorologjike të Francës, Météo-France.
Në Francën jugore, në zonat e Gard, Vaucluse, Herault dhe Bouches-du-Rhone pritet që temperaturat sot të arrijnë mes 42 dhe 45 °C.
Në Paris, pothuajse 60 për qind e pronarëve të makinave janë detyruar që të qëndrojnë jashtë rrugëve. Edhe Gjermania ka vendosur kufizime të shpejtësisë në autostradat pa limit dhe shumë njerëz janë ndaluar nga policia për zhveshje në publik.
Këto kushte të motit pritet të zgjasin deri në fillim të muajit korrik, Spanja dhe Franca Jugore do të ndikohen më së shumti nga vala e të nxehtit të saharasë. /Motilokal.com/
