
Duke filluar nga sot në Shqipëri do të depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore. Në këtë mënyrë moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash, që do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe në formën e shtrëngatave, rrebesheve dhe stuhive të shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 22 deri në 24 °C.
Dita e enjte pritet të jetë me vranësira e reshje shiu, mundësi për stuhi dhe bubullima. Temperaturat do të lëvizin nga 20 deri në 21 °C./Motilokal.com
Foto: Abdulla Diku