
Kosova gjatë ditëve në vazhdim në do të jetë nën ndikimin e masave të fuqishme ciklonike. Në këto kushte do të mbajë mot jo stabil, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të shoqërohen me shkarkime elektrike, reshje shiu, e në disa zona ekziston rrezik për stuhi dhe breshër. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 18 deri në 24 °C.
Dita enjte do të jetë me mot kryesisht me vranësira dhe reshje shiu, gjatë pasdites priten rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 17 deri në 25 °C. /Motilokal.com