Pas tragjedisë së stuhisë, Komuna e Prishtinës eliminon dhe krasit drunjtë e dëmtuar

Pas tragjedisë së stuhisë, Komuna e Prishtinës eliminon dhe krasit drunjtë e dëmtuar

Dy ditë pas tragjedisë në Prishtinë, ku një i ri humbi jetën dhe një grua u lëndua rëndë si pasojë e goditjes nga një dru, Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë disa veprime.


Sipas njoftimit të komunës, ekipet sot kanë dalë në terren për të identifikuar dhe eliminuar drunjtë e dëmtuar që paraqesin rrezik për qytetarët.

“Komuna e Prishtinës nëpërmjet Hortikulturës dhe Organit Mbikëqyrës është në proces të vazhdueshëm të identifikimit dhe eliminimit të drunjëve të dëmtuar të cilët paraqesin rrezik potencial si rezultat i kushteve të rënda atmosferike, si dhe krasitjes së disa prej tyre për të evituar rrezikun nga kabllot e rrymës”, thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se deri tash është bërë realizimi i prerjeve dhe krasitjeve në rr. "Abedin Rexha" dhe në "Parkun e Qytetit".

“Planifikohet që me të njëjtat procedura do të vazhdohet sot në "Tauk Bashqe", në rr. "Simon Shiroka" - Zona Qendër, në rr. "Jonuz Zejnullahu" dhe në vende të tjera që mund të paraqesin rrezik për qytetarët”, theksohet në komunikatë./Motilokal.com