Droni taksi me rreze të gjatë veprimi kryen me sukses fluturimet testuese

Droni taksi me rreze të gjatë veprimi kryen me sukses fluturimet testuese

Droni taksi i kompanisë Volocopter, është një hap më afër futjes në shërbim.

Kompania gjermane Volocopter ka njoftuar se avioni i saj elektrik VTOL me katër ulëse i quajtur VooConnect ka kryer fluturimin e parë.

Fluturimi i parë është realizuar në maj dhe ka zgjatur vetëm dy minuta e 14 sekonda, por manovrat dëshmuan se aerodinamika dhe performanca e nivelit të prodhimit funksionojnë në kushte reale. Deri më tani janë kryer gjithsej tre fluturime.

Rrezja e veprimet është 96 kilometra, e gjatë fluturimit mund të arrijë shpejtësinë deri në 250 kilometra në orë.

Kjo mund të mos jetë mbresëlënëse, por ky avion me të vërtetë premton fluturime transporti autonom mbi qendrat më të mëdha urbane. Ky dron mund të fluturon nga periferi në qendër të qytetit.

Pritet që VoloConnet të jetë i qasshëm për pasagjerët në vitin 2026, vetëm dy vite pas ardhjes në “jetë” të VoloCity.

Volocopter tashmë përdor disa taksi fluturuese për testime në botën reale dhe është më afër destinacionit përfundimtar sesa konkurrentët e tij./Motilokal.com