Lana del nga shtrati, përmbyten rrugët e Tiranës

Lana del nga shtrati, përmbyten rrugët e Tiranës

Shqipëria gjatë ditës së sotme është përfshirë nga moti i ligë me reshje të dendura shiu e vende-vende me breshër të shoqëruara me rrufe e bubullima.

Nga reshjet e shiut është përfshirë edhe Tirana, ku për rreth 60 minuta reshje intensive, ka bërë që lumi i Lanës të del nga shtrati në zonën e Pallatit me Shigjeta.

Uji ka dalë në të dyja anët e rrugës, duke shkaktuar probleme në qarkullim.

Po ashtu, mësohet se për arsye sigurie, në këtë zonë është ndërprerë energjia elektrike./Motilokal.com

VIDEO