Parashikimi i motit për sot dhe fundjavë në Shqipëri

Parashikimi i motit për sot dhe fundjavë në Shqipëri

Moti i paqëndrueshëm do të vijoj edhe gjatë ditës së sotme, me vranësira e reshje shiu në formën e rrebesheve të shoqëruara me breshër, rrufe e bubullima. Në fundjavë parashihet mot i ndryshueshëm me diell e vranësira me reshje të lehta shiu.

Sot në Shqipëri parashikohet mot i vranët me reshje shiu e bubullima. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 19 deri në 22 °C.

Të shtunën do të mbajë mot pothuajse i kthjellët me reshje të dobëta shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 21 deri në 28 °C.

Edhe e diela pritet të jetë me mot pothuajse të kthjellët e  me reshje të lehta shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 23 deri në 29 °C./Motilokal.com