Moti i paqëndrueshëm që ka përfshirë Kosovë do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme ku parashihen reshje shiu me stuhi, breshër dhe shkarkime rrufesh. Në fundjavë do të kemi situatë më të qetë atmosferike, ku nuk do të mungojnë reshjet e shiu dhe orët me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 15 deri në 20 °C.
Dita e shtunë do të jetë kryesisht me vranësira e reshje të dobëta shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 17 deri në 21 °C.
Edhe e diela do të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 17 deri në 21 °C./Motilokal.com
