Regjistrohet një tërmet i fuqishëm në Turqi

Regjistrohet një tërmet i fuqishëm në Turqi

Një tërmet me fuqi 5.1 ballë të shkallës Rihter goditi sonte provincën Van në Turqinë lindore.

Për momentin nuk ka të dhëna për viktima apo të lënduar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Twitter.

Sipas Agjencisë Turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka qenë në një thellësi prej 18.6 kilometrash dhe ka ndodhur në orën 21:35 me kohë lokale.

Guvernatori Ozan Baldji tha se nuk ishte marrë asnjë “raport negativ” pas tërmetit, por se ekipet e emergjencës po punonin për të identifikuar dëmet e mundshme.

Më shumë se 600 njerëz u vranë dhe mijëra u plagosën kur një tërmet me fuqi 7.2 ballë goditi provincën Van në vitin 2011./Motilokal.com