Kthjellime e vranësira, parashikimi i motit për Shqipëri

Kthjellime e vranësira, parashikimi i motit për Shqipëri

Kjo javë në Shqipëri pritet të karakterizohet nga qarkullimi i masave relativisht të paqëndrueshme. Në zonat malore e kryesisht në juglindje të vendit do të ketë mot me zhvillime vranësirash që do të pasohen nga reshjet e shiut e shtrëngatat veçanërisht në mesditë e pasdite. Pjesa bregdetare parashikohet të ketë mot të kthjellët. Të enjten e të premten do të mbizotërojnë orët me diell.

Moti sot do të mbajë pothuajse i kthjellët e me reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 24 deri në 28 °C.

Dita e martë do të jetë me kthjellime e vranësira, në disa zona me reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 24 deri në 30 °C.

Të mërkurën do të mbajë mot pothuajse i kthjellët e me diel. Temperaturat do të sillen nga 25 deri në 29 °C./Motilokal.com