Vranësira e diell, priten rrebeshe shiu e bubullima në Kosovë

Vranësira e diell, priten rrebeshe shiu e bubullima në Kosovë

Java në Kosovë fillon nën ndikimin e masave ajrore të ngrohta, por të paqëndrueshme, pasi parashihen vranësira me rrebeshe shiu e bubullima.

Sot do të mbajë mot me vranësira e diell, priten rrebeshe shiu e bubullima. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 22 °C.

Dita e martë do të jetë me mot pjesërisht me re e diell, me mundësi për reshje shiu dhe bubullima kryesisht përreth viseve malore. Temperaturat do të luhatën prej 18 deri në 24 °C.

Të mërkurën pritet të mbajë mot me vranësira të pjesshme dhe diell, pasdite mundësi për rrebeshe shiu e bubullima. Temperaturat do të sillen nga 16 deri në 23 °C./Motilokal.com