Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 23 °C.
Dita e martë do të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat pritet të lëvizin prej 19 deri në 22 °C.
E mërkura do të jetë me mot pothuajse të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 16 deri në 22 °C./Motilokal.com
