'I lutemi Zotit të na dërgojë ujë', ndërsa liqeni në Kili kthehet në shkretëtirë

'I lutemi Zotit të na dërgojë ujë', ndërsa liqeni në Kili kthehet në shkretëtirë

Ngrohja globale ka ndikuar edhe te banorët e Valparaiso në Kili, ku rezervuari Penuelas që furnizonte me ujë qytetin, tashmë ka mbetur me shumë pak ujë.

Një hapësirë e madhe dheu e tharë dhe e plasaritur që dikur ishte shtrati i liqenit është i mbushur me skelete peshqish dhe kafshë të dëshpëruara që kërkojnë ujë.

Mes një thatësire historike 13-vjeçare, nivelet e reshjeve kanë rënë në vendin e Amerikës së Jugut që laget nga brigjet e Paqësorit. Temperaturat më të larta të ajrit kanë bërë që bora në Ande, dikur një depo kryesore e ujit të shkrirë për pranverën dhe verën të shkrihet më shpejt ose të kthehet drejtpërdrejt në avull.

“Duhet t’i lutemi Zotit që të na dërgojë ujë”, tha Amanda Carrasco, një 54-vjeçare që jeton pranë rezervuarit të Penuelas dhe kujton peshkimin me litar në ujëra për peshqit lokalë Pejerrey.

“Nuk e kam parë kurrë kështu”, tha ajo për agjencinë e lajmeve Reuters. “Ka pasur më pak ujë më parë, por jo si tani”.

Thatësira ka goditur edhe prodhimin e minierave, në prodhuesin më të madh të bakrit në botë, ka nxitur tensionet mbi përdorimin e ujit për litium dhe bujqësi, ka nxitur zjarret në pyje dhe ka shtyrë kryeqytetin Santiago të bëjë përgatitje të paprecedentë për racionimin e ujit./Motilokal.com