Shalqiri Densuke shitet për 4.300 euro në Japoni

Shalqiri Densuke shitet për 4.300 euro në Japoni

Shalqiri Densuke, i cili rritet në Hokkaido të Japonisë, është shitur për rreth 4.300 euro (600 mijë jen) gjatë korrjes së parë të këtij sezoni.

Shalqinjtë Densuke janë tipike për zonën Tom të Hokkaido dhe janë nxjerrë në shitje. Me lindjen e diellit, u hap ankandi dhe një nga shalqinjtë u shit për 600 mijë jen.

Shalqiri Densuke është i njohur për ngjyrën e errët të lëvores, pothuajse të zezë dhe në një nga ankandet e kaluara u shit për një rekord rreth 5.300 euro (750 mijë jen)./Motilokal.com