Mbetjet e ambalazheve dhe riciklimi

Mbetjet e ambalazheve dhe riciklimi

Shumë produkte që përdorim në jetën e përditshme janë të paketuara. Paketimi ose ambalazhimi ka si qëllim për t’ju ofruar shërbim sa më të mirë konsumatorëve dhe për t’i mbartur më mirë produktet që blejnë. Pra ambalazhimi është shumë i rëndësishëm në ruajtjen dhe transportimin e produkteve, por pas përdorimit të produktit, ato kthehen në mbetje mjaft të dëmshme kur lihen në natyrë.

Mbetjet e ambalazhit të cilat riciklohen janë: ambalazh plastik, ambalazh letre/kartoni, ambalazh metalik, ambalazh qelqi dhe ambalazh lëkure.                                             

Riciklimi i ambalazhit të letrës/kartonit: Ndarja e mbetjeve të letrës/kartonit që në burim ndihmon në procesin e riciklimit të letrës Letra/kartoni para se të hidhet në vend-depozitim, presohet ose ngjeshët mirë për të kursyer hapësirën e deponimit. Riciklimi është një praktikë e përhapur gjerësisht dhe duhet të bëhet nga të gjithë ne, me qëllim zvogëlimin e mbetjeve dhe shpëtimit e pemëve për të krijuar një eko-qëndrueshmëri të planetit.

Cilat janë përfitimet më të rëndësishme të riciklimit të ambalazhit të letrës/kartonit?

1. Ruan burimet natyrore

2. Kursen energji,

3. Redukton emetimet e gazeve me efekt serrë

4. Kursen vend-depozitimet për të hedhur llojet e tjera të mbetjeve që nuk mund të riciklohen.

5. Mbron pyjet nga prerja e pemëve

Ambalazhi i letrës/kartonit ka qenë produkt i ricikluar që nga fillimi i përdorimit të tij.

A e dini se riciklimi i një ton letre mund të shpëtojë 17 pemë, 7,000 litra ujë, 380 litra naftë, 3,3 metra kub hapësirë deponimi dhe 4,000 kilovat energji./Motilokal.com