Qytetarë e Mitrovicës dhe Ferizajt diskutojnë strategjinë e energjisë me ministren Rizvanolli

Qytetarë e Mitrovicës dhe Ferizajt diskutojnë strategjinë e energjisë me ministren Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sëbashku me përfaqësues të Departamentit të Energjisë të Ministrisë sëEkonomisë, prezantuan para qytetarëve dhe ekspertëve të Mitrovicës dheFerizajt, Strategjinë e Energjisë 2022-2031.

Rizvanolli kërkoi nga qytetarët që të jenë sa më aktiv me pjesëmarrjen e tyre në debate dhe të japin komentet e tyre në mënyrë që të kemi një strategji sa më gjithëpërfshirëse, meqenëse qëllimi është që qytetari të jetë përfituesi kryesor nga kjo strategji, duke u ofruar siguri të energjisë dhe përballueshmëri të furnizimit për ta.

Tutje, Ministrja ka ndarë me të pranishmit punën që do të bëhet për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm.

Qytetarët dhe ekspertë të fushës së energjisë të Mitrovicës dhe Ferizajt shfaqen interesim të shtuar për t’u njohur sa më mirë me Strategjinë e Energjisë 2022-2031, të cilët dhanë vlerësimet dhe komentet e tyre duke diskutuar me ministren dhe përfaqësuesit e Departamentit të Energjisë.

Draft-Strategjia e Energjisë 2022-2031 është në diskutim publik deri më 27 qershor 2022 në platformën e Diskutimeve Publike si dhe në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë./Motilokal.com