SHBA paralajmëron për një valë rekord të nxehti, preken 100 milionë njerëz

SHBA paralajmëron për një valë rekord të nxehti, preken 100 milionë njerëz

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) parashikon se temperaturat mund të arrijnë rekorde në më shumë se 100 qytete në rajonin qendror të vendit deri të mërkurën, duke prekur pothuajse 100 milionë njerëz që jetojnë në këtë rajon.

Shtypi amerikan për temperaturat që arrijnë në 45 gradë Celsius përdor termin "kushte të rrezikshme të nxehti" dhe veçanërisht të moshuarve u kërkohet të marrin masa paraprake.

Sipas medias amerikane rritja e shpejtë e temperaturave mund të shkaktojë një furtunë të fortë në rajonet e mesme të SHBA-së në ditët e para të javës dhe madje mund të shndërrohet në një stuhi në rajonet e Çikagos, Detroitit, Cleveland dhe Pittsburgh-ut.

Është bërë e ditur se vala e të nxehtit, që lëviz drejt lindjes, do ta vazhdojë efektin e saj edhe gjatë javës së ardhshme dhe se temperaturat do të jenë mbi normalet sezonale dhe do të zgjasin më shumë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu./Motilokal.com