Keni plane për fundjavë? Mësoni më parë si do të jetë moti në Shqipëri

Keni plane për fundjavë? Mësoni më parë si do të jetë moti në Shqipëri

Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e kushteve relativisht të qëndrueshme atmosferike. Por të shtunën dhe të dielën nuk do të mungojnë as stuhitë e breshrit në zonat malore në juglindje të vendit.

Sot në Shqipëri parashikohet mot me diell, pasdite priten reshje shiu e bubullima të shoqëruar me breshër kryesisht në relievet malore në lindje. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 24 deri në 30 °C.

Të shtunën do të mbajë mot pothuajse i kthjellët, mundësi për reshje shiu e breshër. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24 deri në 29 °C.

Edhe e diela pritet të jetë me mot pothuajse të kthjellët, pasdite mundësi për rrebeshe shiu kryesisht në zonat malore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24 deri në 30 °C./Motilokal.com