Shkarkime rrufesh e riga shiu, moti sot dhe fundjavë në Kosovë

Shkarkime rrufesh e riga shiu, moti sot dhe fundjavë në Kosovë

Moti sot në Kosovë do të mbajë me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 19 deri në 26 °C.

Dita e shtunë do të jetë me vranësira të pjesshme dhe më freskët, mundësi për riga lokale shiu gjatë pasdites. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 17 deri në 23 °C.

E diela do të mbajë mot kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 18 deri në 27 °C./Motilokal.com