'Piqet' Spanja! Zjarre masive nga i nxehti përvëlues

'Piqet' Spanja! Zjarre masive nga i nxehti përvëlues

Situata mbetet kritike në Spanjë, ku prej disa ditësh janë aktivizuar vatra të mëdha zjarresh. Më e prekur është pjesa lindore me mijëra hektarë pishash dhe shkurresh të djegura.

Deri më tani nuk raportohet për viktima ose të plagosur, ndërsa shkak i zjarreve masive janë temperaturat e larta që kanë kapluar Spanjën, këtë verë.

Zjarri pranë Artesa de Segre

Reuters njofton se qindra zjarrfikës ishin në terren në përpjekje për të shuar flakët, së bashku me 120 kamionë dhe 19 avionë, pranë qyteteve Baldomar, Corbera d’Ebre dhe Castellar Ribera.

Shumica e përpjekjeve u përqendruan në Baldomar, ku flakët kërcënuan 20,000 hektarë pyje dhe tokë bujqësore. Disa shtëpi të izoluara u evakuuan si dhe një qendër për fëmijë me 54 të mitur.

Zjarri pranë Artesa de Segre

Që nga pesë qershori, zona e djegur në Spanjë ishte 34% më e vogël se e njëjta periudhë e vitit 2021 dhe më e ulëta që nga viti 2018.

Megjithatë, që nga java e kaluar kombinimi i motit të nxehtë, erës dhe stuhive ka ndezur zjarre në mbarë vendin.

Një avion hedh ujë në një zjarr pranë Artesa de Segre

Dielli përvëlues ka goditur Spanjën që nga fundi i javës së kaluar, në atë që është vala më e hershme e të nxehtit që nga viti 1981, me temperatura që tejkalojnë 40 gradë Celsius./Motilokal.com