Vapa mbërthen Europën: Në Angli e Francë njerëzit u drejtohen shatërvanëve dhe parqeve

Vapa mbërthen Europën: Në Angli e Francë njerëzit u drejtohen shatërvanëve dhe parqeve

Franca dhe Spanja po përjetojnë që një javë, një valë të nxehti rekord, me temperatura që kanë shkuar deri në 43 gradë.

Por po kaq të larta temperaturat po ndihen edhe në Londër, ku ditën e premte është regjistruar dita më e nxehtë. Për t’i bërë sadopak të durueshme këto temperatura, qytetarët në Londër kanë mbushur shatërvanët.

Edhe në Francë sheh të njëjtën pamje, përveç shatërvanëve, çdo hije peme është një cep i mirë për t’i shpëtuar vapës së padurueshme.

Temperaturat e larta në Spanjë dhe Francë vënë në pah frekuencën në rritje të valëve të të nxehtit në Evropë. Moti i nxehtë është në përputhje me paralajmërimet e shkencëtarëve se valët e të nxehtit do të jenë më intensive dhe më të hershme falë ndryshimeve klimatike.

Në pak më shumë se dy dekada, kontinenti ka përjetuar pesë verat e tij më të nxehta./Motilokal.com