Asnjë qenie njerëzore nuk ka shkelur ende në Mars, por diçka na ka paraprirë. E si duket se në univers, ne njerëzit nuk jemi të vetmit dhe këtë e tregojnë gjetjet e fundit.
Një fotografi e re e shkrepur nga sonda “Perseverance” e NASA-s tregon realitetin e frikshëm pasi përpos Tokës njerëzit po ndotin edhe Marsin me mbeturina. Inxhinierët kanë zbuluar një batanije termike të hedhur, për të cilën thuhet se ishte përdorur për sondën e cila është e madhe sa një automjet nga temperaturat ekstreme që kaloi gjatë uljes.
“Është një surprizë të gjesh këtë këtu”, thanë ata, pasi zbritja e “Perseverance” u zhvillua pak më shumë se një milje larg vendit ku u gjetën mbetjet.
Ekipi shtoi: “A ra kjo pjesë këtu pas kësaj, apo u hodh këtu nga era?”
Nuk është hera e parë që një pjesë e materialeve të shkëputura nga “Perseverance” fotografohen në Planetin e Kuq këtë vit. Zbulimi i fundit vjen mes shqetësimeve në rritje për mbeturinat e hapësirës, jo vetëm në planetë të tjerë si Marsi, por edhe më afër “shtëpisë sonë.”
Ekziston frika nga kontaminimi prej çizmeve, lopatave dhe automjetet e mbetura në hënë nga misionet “Apollo”, si dhe për hedhjen e mbeturinave nga misionet e reja në sipërfaqen hënore./Motilokal.com
Credits: NASA
