Java fillon me mot të nxehtë, priten rrebeshe shiu e bubullima në Kosovë

Java fillon me mot të nxehtë, priten rrebeshe shiu e bubullima në Kosovë

Java në Kosovë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme meteorologjike, për shkak të depërtimit të masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika e Veriut e që do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale. Por, gjatë pasditeve nuk do të mungojnë rrebeshet e shiu me stuhi e breshër dhe bubullima.

Sot do të mbajë mot i nxehtë e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 19 deri në 29 °C.

Dita e martë do të jetë me mot kryesisht me diell, pasdite priten rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat do të luhatën prej 22 deri në 29 °C.

Të mërkurën pritet të mbajë mot i nxehtë e pjesërisht i vranët, pasdite mundësi për rrebeshe shiu e bubullima. Temperaturat do të sillen nga 23 deri në 30 °C./Motilokal.com