Moti i nxehtë shkakton zjarre masive në Spanjë

Moti i nxehtë shkakton zjarre masive në Spanjë

Si pasojë e motit të nxehtë që kalon 43 gradë Celsius në Spanjë po luftohet me zjarret e pyjeve që janë shfaqur në mbi 30 vende në tre ditët e fundit, kryesisht në rajonet veriore të vendit.

Sipas informacioneve nga Mbrojtja civile dhe qeveritë e administratave autonome, thuhet se mijëra persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve të pyjeve në shumë zona kryesisht në qytetin Zamora dhe rajonet Katalonya, Aragon, Navarra dhe Extremadura.

Deri më tani 20 mijë hektarë janë djegur në zonën malore Sierra de la Culebra në Zamora dhe shtëpitë në 14 fshatra përreth janë evakuuar për arsye sigurie, transmeton Anadolu Agency.

Për punimet e shuarjes së zjarrit në rajon po ofrohet mbështetje edhe nga ushtria me rreth 1.000 ushtarë.

Në anën tjetër bëhet e ditur se një person është arrestuar për arsyen se ka shkaktuar 5 zjarre përreth qytetit Lleida në rajonin Katalonja në lindje të vendit ku ka më shumë zjarre.

Zjarret në Katalonja të cilat ende nuk janë vënë nën kontroll kërcënojnë më shumë se 90 vendbanime./Motilokal.com