Ky aeroplan me energji diellore mund të qëndrojë në ajër për muaj të tërë

Ky aeroplan me energji diellore mund të qëndrojë në ajër për muaj të tërë

Në vitin 2016, një aeroplan i habitshmëm me më shumë se 17 mijë panelë diellorë, I tregoi botës një mundësi kapërcimi për të ardhmen e fluturimit.Aeroplani i quajtur “Solar Impulse 2” ishte ideja e eksploruesit Bertrand Piccard dhe inxhinierit Bertrand Borschberg, të cilët kishin si qëllim të përdornin energji të rinovueshme.

Tre vite më pas u mendua nga Skydweller Aero të bëhej një ndryshim në këtë aeroplan, duke e kthyer në një satelit për të  mbrojtur mjedisin.

Shefi ekzekutiv i Skydweller, Robert Miller tha: “Një pseudo-satelit është një avion që qëndron lart, le të themi, pafundësisht. Kjo do të thotë 30, 60, 90 ditë, ndoshta një vit. Si i tillë, ai mund të bëjë gjithçka që do të imagjinonit se mund të bëjë një satelit”.

Më e lirë dhe më e gjelbër

Përdorimi i një avioni për aplikime të tilla është më fleksibël dhe më i lirë sepse satelitët janë të shtrenjtë për t’u ndërtuar dhe duhet të lëshohen në orbitë nëpërmjet një rakete, gjithashtu më i qëndrueshëm.

Hulumtimet e fundit zbuluan se pjesët e mëdha të satelitëve mund të dëmtojnë shtresën e ozonit duke lëshuar kimikate ndërsa digjen kur rihyjnë në atmosferën e Tokës, kjo i shtyn më shumë shkencëtarët drejt një rruge sa më të mirë.

Skydweller bëri ndryshime tek “Solar Impulse 2” dhe e fluturoi sërish për herë të parë në nëntor 2020. Që atëherë ka përfunduar 12 fluturime testuese, në motin me diell të Spanjës juglindore.

“Ne jemi në procesin e shndërrimit të tij në një dronë. Piloti është ende atje për siguri, por ne tani kemi aftësinë për të fluturuar avionin plotësisht në mënyrë autonome”, tha ai.

Ngritjet dhe uljet ende trajtohen nga piloti, por ende po punohet për ta kthyer me komando automatike.

Sipas Miller, avioni mund të dalë në treg në vitin 2023 dhe në një numër të lartë. Sipas tij, “Është një garë e vërtetë për të parë nëse teknologjia apo rregulloret i zgjidhin problemet e saj së pari, por ka çdo arsye për të vënë bast mbi teknologjinë. Duket e mundshme që ata do të arrijnë në vijën e finishit përpara se qeveria të fillojë të gjejë flamurin me kuadrate”./CNN/Motilokal.com