Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëron për tërmete periodike në vend

Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëron për tërmete periodike në vend

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët për tërmete periodike pasi vendi është dridhur tri herë që nga e diela.

Detajet e shpërndara nga autoritetet e agjencisë meteorologjike thanë se një tërmet me magnitudë 5.0 goditi provincën Ishikawa në Japoninë qendrore herët sot, raportoi Kyodo News.

Banorët lokalë i cilësuan lëkundjet si "më të këqijat". Një tjetër lëkundje goditi rajonin, ndërsa autoritetet e agjencisë meteorologjike regjistruan termet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter.

Kjo u pasua me një tërmet me magnitudë 5.4 që goditi rajonin, duke lënë të paktën gjashtë persona të lënduar të dielën.

"Javën e ardhshme mund të shohim më shumë me një intensitet të ngjashëm", paralajmëroi agjencia e motit, transmeton Anadolu Agency.

"Njerëzit në zonën e prekur duhet të jenë të kujdesshëm ndaj më shumë tërmeteve me një intensitet prej rreth më pak se 6 ballë brenda javës", thuhet më tej.

Deri më tani nuk është raportuar për dëme të mëdha.

Autoritetet e motit gjithashtu nuk lëshuan asnjë paralajmërim për cunami ndërsa shërbimet e trenit të shpejtë funksionojnë normalisht./Motilokal.com