Mësoni si është gjendja e nivelit të ujit në liqenet Batllava dhe Badovci

Mësoni si është gjendja e nivelit të ujit në liqenet Batllava dhe Badovci

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badovci.

Sipas KRU “Prishtina” niveli i ujit në Batllavës sot është -1.19 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes, ndërsa Badovci -7.65 metra.

Ujësjellës “Prishtina” apelon te qytetarët që të shpenzojnë racionalisht ujin e pijshëm.

“Javën e fundit, përgjatë inspektimit të terrenit janë zënë me dhjetëra kyçje ilegale. Keni parasysh, kyçjet ilegale dhe mospagesa e faturave të ujit, faktorët kyç në rrezikimin e furnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim./Motilokal.com