Kosova dhe Shqipëria arrijnë marrëveshje për diversifikimin e burimeve të energjisë

Kosova dhe Shqipëria arrijnë marrëveshje për diversifikimin e burimeve të energjisë

Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshjen që diversifikon energjinë ndërmjet dy vendeve.

“Përmes kësaj marrëveshje do të intensifikojmë burimet e tona të energjisë dhe të rrisim bashkëpunimin. Kjo do na mundësojmë që të vijmë te energjia elektrike brenda 2 vitesh krahasuar me 8-9 vite nëse do të ndërtoheshin kapacitetet e rigjenerimit. Linjat e interkonjeksionit i kemi shumë të mira, atëherë nuk ka arsye që të vonohemi”, tha Rizvanolli.

Ndërsa, sipas ministres shqiptare të Ekonomisë, Belinda Balluku marrëveshja do të pasohet me zhvillimin e terminalit të gazit LNG.

“Jemi të përgatitur që boshti fillestar i kësaj marrëveshje të jetë puna e përbashkët, duke ofruar kapacitetet energjetike me jo vetëm çmime më të lira. Kjo marrëveshje do të pasohet edhe me një tjetër, siç është zhvillimi i terminalit për gazin e lëngshëm LNG në Vlorë. Kemi arritur që me një negociatë të suksesshme për të injektuar gazin LNG në TAP. Kjo e kthen në projekt rajonal”, tha Balluku.

Në një prononcim të mëhershëm për media, Ministrja Rizvanolli ka thënë se duke qene se ndërtimi i infrastrukturës së gazsjellësit merr shumë kohë, Kosova po konsideron që nuk ka nevojë të investohet në infrastrukturë të gazsjellësit.

Për dallim, Kosova po planifikon bashkëinvestim ose blerjen afatgjate të kapaciteteve në terminalin e gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Vlorë./Motilokal.com