21 Qershor - Dita e Verës

21 Qershor - Dita e Verës

Sot, më 21 qershor në orën 11:13 të mëngjesit kemi hyrë edhe zyrtarisht në stinën e verës në sezonin më të nxehtë të vitit dhe ditën më të gjatë, e cila do të zgjasë 15 orë e 19 minuta, është dita e parë e verës, apo ndryshe e njohur si “Solistici Veror”.

Vera do të zgjasë deri më 23 shtator, kur fillon stina e vjeshtës.

Me gjithë bindjet e njerëzve se në këtë ditë Toka është më së afërmi me Diellin, në këtë moment ajo është më së largu.

Për banorët e hemisferës veriore të Tokës, aty ku bën pjesë Shqipëria dhe Kosova vera fillon në atë moment kur drejtimi i boshtit të pjesës veriore të Tokës është më së afërmi me Diellin. Atë ditë lartësia e Diellit në mesditë është më e madhja gjatë vitit.

Në atë moment për banorët në pjesën hemisferën jugore të Tokës fillon stina e dimrit.

Por as atje nuk është kryesisht ftohtë për shkak të largësisë së madhe nga Dielli, por për shkak se poli jugor qiellor është më së largu nga Dielli.

Për këtë arsye Dielli në mesditën e asaj dite arrin lartësinë e mundshme më të vogël gjatë vitit. Është e kuptueshme se për të qenë ftohët kontribuon dita më e shkurtër, ndërsa në vendin e tretë për nga ndikimi dhe distanca e përmendur më e madhe e Tokës nga Dielli, sqarojnë astronomët./Motilokal.com